Vrasje në Pejë

Para pak minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në qytetin e Pejës.

Lajme

16/09/2018 22:39

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë një person.

Rastin e kanë konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 21:52 minuta. Personi i vrarë është i gjinisë mashkullore. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor. Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Rugova.

Ai ka shtuar se Policia dhe Prokuroria tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes./Lajmi.net/