Përfundojnë pushimet për Angela Martinin, gati për projektet e 2019-ës
Angela Martini është njëra ndër modelet më të komentuara shqiptare.
ShowBiz
Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat njofton për më të rejat rreth saj, shkruan lajmi.net.
Për disa javë radhazi, Angela bashkë me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu ka shijuar në maksimum pushimet verore, duke vizituar vende të ndryshme.
Me të përfunduar pushimet, modelja shfaqet pranë avionit privat, duke shkruar se është gati për vitin e ardhshëm.
“Vera ka përfunduar, tani kthehemi tek progresi i punës me projektet e mija të 2019-ës”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/