Dyshekët “jetëshpëtues” arrijnë për herë të parë në QKUK
Qendra Klinike Universitare është pajisur me dyshekë për ngrohje të pacientit gjatë dhe pas operimit, për të gjitha sallat operative. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Lajme
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Ismaili ka shkruar se në QKUK tashmë kanë arritur dyshekët e parë të cilët do të ngrohin pacientin gjatë dhe pas operimit.
Këta dyshekë do të mbrojnë pacientët nga hipotermia dhe temperatura e tyre mund të përshtatet me temperaturën që e kërkon trupi.
“Në kontingjentin e pajisjeve prej 3.5 milionë eurove që kemi ndarë për QKUK-në, për herë të parë kemi pajisur këtë institucion me 20 dyshekë për ngrohje të pacientit gjatë dhe pas operimit, për të gjitha sallat operative, Intensivë dhe për dhomat e zgjimit”, ka shkruar Ismaili.
Sipas tij, këta dyshekë do të ofrojnë siguri më të madhe për pacientët dhe qetësi më të madhe për mjekët.