Ronaldo me familje pushojnë në Itali, Georgina mahnit me linjat
Cristiano Ronaldo bashkë me të dashurën dhe djalin, po pushojnë në Sardina të Italisë.
ShowBiz
Çifti kanë kaluar ditën në një jaht në bregdetin italian dhe e gjithë vëmendja e paparacëve ishte tek ata, shkruan lajmi.net.
Ishte e dashura e futbollistit, 24 vjeçarja, Georgina Rodriguez ajo e cila ka qenë ‘cak’ i fotografëve.
E veshur me një palë bikini të zeza, bukuroshja dukej në top-formë, derisa po qëndronte përkrah Ronaldos.
Ata dukeshin shumë të dashuruar derisa po shkëmbenin puthje në jaht, kurse bashkë me ta ishte edhe Cristiano Jr. /Lajmi.net/