Dukagjin Lipa uron Duan për ditëlindje me një foto të rrallë të pa publikuar më herët
Këngëtarja Dua Lipa ka mbushur 23 vite jetë.

ShowBiz
Me rastin e kësaj date të veçantë për të, mbrëmë ka organizuar një festë mes familjarëve të ngushtë me miqve e pamjet i ka ndarë edhe me ndjekësit në Instagram, shkruan lajmi.net
Urimet kanë qenë nga më të ndryshmet dhe nuk ka pasur se si të mungoi urimi publik i babait të saj Dukagjin Lipës.
Ai zgjodhi llogarinë e tij Instagram për ta uruar Duan me rastin e 23 vjetorit të lindjes dhe urimin e ka shoqëruar me një foto të rrallë të pa publikuar më herët.
”Gëzuar 23 vjetorin zemra ime. Unë do të vazhdoj të të mbajë ngushtë pranë zemrës sime. Të dua”, ishin fjalët e tij./Lajmi.net/