Radhë të gjata në Morinë, pikën kufitare Kosovë- Shqipëri
Pika e përbashkët doganore në Morinë nuk po funksionon dhe radhët e mjeteve vazhdojnë me orë të tëra, raporton oranews. Udhëtarët shprehen të pakënaqur për vonesat në kufi, sidomos në këto ditë të nxehta.
Lajme
Lopët nuk presin në radhë për të kaluar doganën e Morinës, kurse udhëtarët në dy anët e kufirit nuk mund ta kenë këtë fat. Fluksi është në pikun e tij. Në hyrje edhe në dalje ka radhë të gjata të mjeteve. Qytetarët presin gjatë këtu në Morinë dhe temperaturat janë të larta.
Qytetari 1: “Ishalla shumë shpejt, mirë është me u bashku pse mos me u bashku. Vllazën jemi.”
Qytetari 2: “Nuk ka nevojë me pas barriera fare.”
Qytetari 3: “S’kemi nevojë me prit këtu ne.”
Qytetari 4: “Duam bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.”
Qytetari 5: “Ça me bo, doganë e vogël shumë, sidomos këta doganierët tona duan gjithçka me pa se ça ke.”
Numri i mjeteve me udhëtarë ashtu edhe me mallra është i lartë. Procedurat janë të njëjta siç kanë qenë më herët edhe pse thuhet ndryshe. Pala kosovare as që ka denjuar të punojë në sportelet dhe godinën e përbashkët doganore. Nuk dihen arsyet, gjithsesi një shenjë e mirë është dhënë për një janarin e vitit të ardhshëm.