Podujevë, digjet fabrika për përpunimit e drurit
Një fabrikë e përpunimit të drurit në Podujevë, është përfshirë nga zjarri ditën e djeshme.
Lajme
Sipas njoftimit të policisë nga ky shpërthim i zjarrit, shkaqet e të cilit ende nuk dihen, janë djegur makinat për punimin e drurit, një veturë dhe një kamion.
Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin./Lajmi.net/