Sahiti shënon gol ndaj Arisit, pritet sezon fantastik nga ai
Futbollisti kosovar, Suad Sahiti, po kalon nëpër një formë të mirë në përgatitjet para-sezonale.

Sport
Ai realizoi gol për ekipin e tij grek, Larissa, në miqësoren me Arisin, përcjellë “Lajmi.net”.
Sahiti realizoi golin e barazimit në minutën e 56.
Sfida u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1.
Ky gol është një sinjal i fuqishëm që na pret një sezon shumë i mirë nga Sahiti. /Lajmi.net/