Pal Lekaj inauguroi fillimin e punimeve në rrugën Rahovec – Suharekë
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i shoqëruar nga kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, dhe ai i Suharekës, Bali Muharremaj, në kuadër të ndarjes buxhetore për komunat dhe zhvillimit të infrastrukturës lokale ka inauguruar fillimin e punimeve në rrugën Rahovec-Suharekë.

Lajme
Rehabilitimi i kësaj rruge e cila është e gjatë mbi 12 kilometra, Ministrisë së Infrastrukturës do t’i kushtojë mbi 930 mijë euro dhe do të ketë tërë infrastrukturën përcjellëse sipas standardeve moderne.
Lekaj e ka thënë se ky vit nga Qeveria e Kosovës është shpallur si vit i modernizimin e infrastrukturës, prandaj ky investim prej 930 mijë eurosh nuk do të jetë i fundit.
Madje ai ka kërkuar nga kompania ndërtuese që të jetë e vëmendshme në realizimin e punimeve sipas standardeve ashtu siç e meriton kjo hapësirë.
“Kjo është dëshmia më e mirë se kjo qeveri është e përkushtuar në zhvillimin e infrastrukturës së komunave në tërë Kosovën dhe përmes kësaj t’i kontribuohet edhe zhvillimit ekonomik, por edhe fuqizimit të potencialit të turizmit”, ka shtuar Lekaj.
Në këtë rast të dy krerët e komunave a kanë falënderuar ministrin Lekaj për mbështetje të vazhdueshme duke thënë se rehabilitimi i kësaj rruge i kontribuon lidhjes së dy komunave në mënyrë më të lehtë.
“Ky investim ka qenë i nevojshëm qysh moti, dhe se mbesin me shpresë që kjo rrugë të zgjerohet në vitet në vijim”, kanë shtuar ata.