“Dua të transferohem te Interi”
Telenovela Luka Modric po shkon drejt fundit.
Sport
Ylli kroat tashmë ka ndarë mendjen, kërkon të ndahet me Real Madridin për t’u transferuar në Itali te skuadra e Interit.
Finalisti i Kupës së Botës në Rusi, ditën e mërkurë është stërvitur për herë të parë pas përfundimit të pushimeve.
Kroati nuk ka arritur të takohet me presidentin Perez për t’i treguar vendimin e tij, por këtë e ka bërë ndaj një zyrtari tjetër të Real Madrid, Jose Angel Sanchez.
33 vjeçari ka qenë i qartë në kërkesën e tij, se dëshiron kalimin te Interi, me Jose Angel Sanchez që i ka thënë se klubi dëshiron ta mbajë./Lajmi.net/