Si të përgatisni xhem me dredhëza në shtëpi?
Xhemi me dredhëza është një nga xhemat më të mirë dhe më të shijshëm.
Lifestyle
Në vend se ta bleni nëpër shitore dhe treg, mund ta përgatisni vetë, duke u siguruar kështu për të gjithë përbërësit që i ka ky xhem.
Në fakt, e vërteta është se shumë produkte në treg kanë përbërës që nuk janë organikë dhe aspak të shëndetshëm.
Prandaj po ju sjellim një recetë se si mund ta përgatisni xhemin në shtëpi, xhem organik dhe shumë i shijshëm që mund të përgatitet për 10 minuta.
Ju bëftë mirë!
Përbërësit:
700 gramë dredhëza
150 gramë sheqer ngjyrë kafe
1 lugë gjelle lëng limoni
Pluhur vanille (opsionale)
Përgatitja:
Pastroni dredhëzat, largoni bishtat dhe preni ato në copa të madhësisë së mesme.
Vendosni dredhëzat në tenxhere dhe shtoni sheqerin.
Mbulojeni tenxheren me një kapak dhe lëreni të ziejë.
Përzieni kohë pas kohe, derisa të krijohet një shkumë e bardhë, të cilën duhet ta largoni me një lugë.
Mos e zieni më shumë se dhjetë 10 minuta. Në dy minutat e fundit, shtoni edhe lëngun e limonit dhe përzieni mirë.
Nëse dëshironi, pra është opsionale, shtoni pluhur vanille.
Në fund, xhemin vendoseni nëpër kavanozë të xhamit dhe ruajeni në frigorifer.
Shënim: Ky xhem mund të ruhet në frigorifer por jo më shumë se dy javë. Nëse e vendosni xhemin në enë plastike dhe e vendosni në ngrirës, mund ta ruani deri në një vit.