Dështon plaçkitja e armatosur e një banke në Shtime
Gjatë ditës së djeshme në Shtime është tentuar një grabitje e armatosur e bankës.

Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Tahir Sinani”, në Shtime ka ndodhur një tentim-plaçkitje e armatosur në një bankë.
“Dy persona të panjohur dhe të armatosur kanë tentuar të grabisin një bankë, mirëpo nuk kanë arritur ta kryejnë grabitjen”, thuhet në raportin e Policisë
Pas rastit, të dyshuarit janë larguar me një automjet në drejtim të panjohur, ndërkaq që policia nuk njofton për të lënduar ose arrestuar./Lajmi.net/