“Nuk e di kush është Malcom, më mirë që shkoi te Barca”

Kostas Manolas ka thënë se Malcom ka bërë mirë që ka refuzuar Romën për t’u transferuar te Barcelona.

Sport

30/07/2018 20:30

Sulmuesi i krahut javën e kaluar befasoi të gjithë duke u transferuar te Barcelona, edhe pse fillimisht Bordeaux njoftoi për një marrëveshje të arritur me Romën.

Mbrojtësi grek i Romës, ka thënë se nuk e njeh fare Malcomin, dhe se ka bërë mirë që nuk ka ardhur te Roma.

“Unë nuk e di se kush është ai”, ka deklaruar Manolas.

“Nuk kam dëgjuar për atë, dhe nuk ka çka flas, ai nuk e ka dashur Romën, më mirë pra që ka shkuar te Barcelona”./Lajmi.net/