Liverpool vazhdon përgatitjet në Francë, këta janë lojtarët e ftuar nga Klopp
Liverpool gjatë ditës së sotme ka udhëtuar në Francë për të vazhduar përgatitjet për sezonin e ri.

Sport
Trajneri Jurgen Klopp, ka publikuar edhe listën me lojtarët që do të jenë pjesë e skuadrës gjatë qëndrimit në Framncë.
Roberto Firmino dhe transferimi i verës, Alisson Becker do t’i bashkohen klubit për herë të parë gjatë fazës përgatitore.
Në këtë ekip bën pjesë edhe lojtari kosovar, Xherdan Shaqiri.
“The Reds” do t’i luajë dy miqësore, më 4 gusht ndaj Napolit dhe më 7 ndaj Tornios.
Skuadra e Liverpoolit: Kelleher, Grabara, Alisson, Karius, Van Dijk, Klavan, Moreno, Robertson, Phillips, Gomez, Alexander-Arnold, Clyne, Matip, Milner, Keita, Fabinho, Grujic, Lallana, Camacho, Wijnaldum, Ings, Origi, Shaqiri, Salah, Mane, Firmino, Solanke./Lajmi.net/