Daliç pritet të largohet nga Kroacia, shikoni ofertën marramendëse
Përzgjedhësi kroat ka oferta nga Kina, Korea e Jugut dhe Azia.
Sport
Zlatko Daliç nuk e ka të sigurtë qëndrimin te Kombëtarja e Kroacisë.
Përzgjedhësi kroat ka oferta nga Kina, Korea e Jugut dhe Azia, përcjellë “Lajmi.net”.
Emrat e klubeve nuk janë mësuar ende, por flitet se Daliç e ka një ofertë prej 5 milionë eurosh në sezon.
Ai aktualisht fiton 500 mijë euro në vit te Kroacia.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, ka thënë për Daliçin do të vendoset pas pushimeve verore. /Lajmi.net/