Te Barcelona apo Real Madridi? Lajm i madh nga Hazard
Katalunasit kanë përgatitur ofertën e tyre.
Sport
E ardhmja e Eden Hazard vazhdon të mbetet në dyshim.
Belgu po kërkohet tani me ngulm edhe nga Barcelona, përcjellë “Lajmi.net”.
Sipas “Don Balon”, Barca po e rivalizon maksimalisht Real Madridin, për të marrë shërbimet e Hazard.
Katalunasit kanë përgatitur ofertën e tyre.
Tani për tani ajo që dihet është fakti se Hazard do të largohet nga Chelsea.
Hazard ka deklaruar që ekipi i tij i preferuar është Reali, por a ka futbollist në botë që s’do të donte të luante bashkë me Leo Messin? /Lajmi.net/