Pas Kampionatit, pushimet nisin edhe për Granit Xhakën dhe bashkëshorten e tij
Pas Kampionatit Botëror "Russia 2018", Granit Xhaka së bashku me bashkëshorten kanë nisur pushimet.
ShowBiz
Përmes rrjeteve sociale, Graniti dhe Leonita kanë publikuar imazhe të ndryshme në të cilat po duken mjaft të lumtur, shkruan lajmi net.
Nga ishulli i Afrikës Lindore, Leonita ka ndarë një foto të ëmbël gjersa mban dorën mbi atë të futbollistit shqiptar.
Xhaka vëmendje të madhe ka marrë në Kampionat i cili shënoi golën për Zvicrën, kundër Serbisë bashkë me Xherdan Shaqirin.
E nga ana tjetër, Graniti dhe Leonita ditë më parë festuan një vjetorin e martesës./Lajmi.net/