Sarri largon dy yje nga Chelsea
Morata dhe Giroud pritet të largohen nga “Stamford Bridge”.
Sport
Maurizio Sarri ka filluar ndryshimet pas emërimit si trajner i Chelseat.
Ai do të largojë disa nga lojtarët kryesorë, përcjellë “Lajmi.net”.
“Mirror” raporton që Sarri nuk është i kënaqur me sulmuesit që i ka në dispozicion.
Kësisoj, Alvaro Morata dhe Olivier Giroud pritet të largohen nga “Stamford Bridge”.
Sarri do të bëjë disa ndryshime, pasi që kjo skuadër dështoi totalisht edicionin e kaluar me Antonio Conten. /Lajmi.net/