AAK zëvendëson deputetët
Grupi parlamentar i AAK-së ka zëvendësuar deputetët nëpër komisionet parlamentare.
Lajme
Me propozimin e GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare u vendos që deputeti Muharrem Nitaj të jetë kryetar i Komisionit për Bujqësi, të cilin e kryesonte Daut Haradfinaj, ndërsa ky i fundit do të jetë anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme në vend të Muharrem Nitajt.
Si dhe deputeti Muharrem Nitaj do të jetë anëtar i komisionit për Zhvillim Ekonomik, në vend të deputetit Gani Dreshaj.
“U miratua ndërrimi i deputetëve”, tha kryesuesi i seancës.
Seanca po vazhdon me zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media./Kallxo.com