Ronaldo në Juventus? Mërziten punëtorët e FIAT-it
Me pagën e Cristianos mund të kishin rritur pagat e çdo punëtori në FIATme 200 euro.

Sport
Juventusi mund të shpenzojë 220 milionë euro për të pasur shërbimet e Cristiano Ronaldos (100 milionë Realit dhe 120 milionë paga e futbollistit për 4 sezonet e ardhshme).
Në një kohë që tifozët bardhezinj janë shumë të lumtur nga kjo gjë, punëtorët e FIAT-it janë mërzitur jashtë mase.
“Pasi blenë Gonzalo Higuain, duan të blejnë edhe Cristiano Ronaldon? Është turp i madh. Punëtorët e FIAT-it kanë 10 vite me të njëjtën pagë.
Me pagën e Cristianos mund të kishin rritur pagat e çdo punëtori me 200 euro, transmeton “Top Channel”.
Në këto vite kemi humbur 10,7% nga inflacioni”, thotë Gerardo Giannone, punëtor i FIAT-it prej 18 vitesh tashmë.