Sot do t’i mësojmë dy çerekfinalistët e radhës në Kupën e Botës

Sot na presin dy takime tjera interesante.

Sport

01/07/2018 08:14

Sot do t’i mësojmë dy çerekfinalistët e radhës në Kupën e Botës.

Prej orës 16:00, Spanja do të ballafaqohet me Rusinë, përcjellë “Lajmi.net”.

Marrë parasysh paraqitjet e mira të rusëve në dy ndeshjet e para, Spanja s’do ta ketë aspak lehtë.

Ndërkohë prej 20:00, na pret edhe një ndeshje interesante.

Kroacia luan ndaj Danimarkës, në një sfidë ku kroatët parashihet ta kenë jo të thjeshtë ndaj danezëve. /Lajmi.net/