Real Madrid gjen portierin e ri nga Premierliga
Real Madrid planifikon ndryshime në portë për sezonin e ri.
Sport
Real Madrid ka identifikuar objektivin kryesor për portier të ri.
Gianluca di Marzio ka njoftuar se “Los Blancos” kërkojnë transferimin e portierit të Chelseat, Thibaut Courtois.
Ylli belg ende nuk ka konfirmuar qëndrimin te “Blues” për sezonin e ri dhe mund të rikthehet në Madrid ku luajti me sukses te Atletico Madrid.
Por, ardhja e tij në Real Madrid është e lidhur nga transferimi i mundshëm i portierit të Romës, Alisson Becker në Chelsea.
Klubi nga Premierliga ka ofruar 70 milionë euro për blerjen e reprezentuesit brazilian. /Lajmi.net/