“Xhan Xhan” dueti më i ri nga Gold AG dhe Yllka Kuqi
Reperi Gold Ag është shumë aktiv me projekte të reja muzikore.
ShowBiz
Ai ka njoftuar se shumë shpejt po vjen edhe me një këngë të re, kësaj radhe duet, shkruan lajmi.net.
Kënga mban titullin “Xhan Xhan”, kurse Goldi e sjell në bashkëpunim me Yllka Kuqin.
Përmes rrjeteve sociale, dyshja kanë bërë të ditur që kënga lansohet të premtën (29 qershor) në orën 18:00.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Gold AG është “Ndihmoje jetimin”, e publikuar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. /Lajmi.net/