Kim Kardashian: Nuk bëj selfie sepse nuk më pëlqejnë
37 vjeçarja nuk pranoi të bënte një selfie me një fans pavarësisht se ka qindra të tilla në Instagram.
ShowBiz
Kim Kardashian ka pohuar se nuk i pëlqen shumë të realizojë imazhe të tilla, ani pse njihet si mbretëresha e tyre, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Ajo bëri një koment të çuditshëm gjatë një interviste me Sam Ruben në mëngjesin e sotëm.
Për faktin pse nuk pëlqen selfiet, ajo tha “Do të doja të jetoj pak më shumë në kohë reale”.
Komenti i tillë vjen si befasi për fansat e saj, duke pasur parasysh se llogaria e saj e Instagramit është e mbushur me përplot fotografi. /Lajmi.net/