U kritikua për fotoshop? Më në fund reagon Marina Vjollca
Marina Vjollca mbrëmë publikoi një fotografi të 'nxehtë' pas një kohe të gjatë.

ShowBiz
E pas këtij imazhi përpos dukjes së Marinës që është pëlqyer nga fansat dhe ndjekësit e shumtë të saj, siç shihej diçka nuk shkonte me foton, shkruan lajmi net.
Gjatë realizimit të fotografisë moderatorja Vjollca mbante duart lartë ku gishti i madh i saj tërhoqi vëmendje nga ndjekësit, madje u përfol mjaft shumë se ajo kishte përdorë edhe fotoshop.
Një nga komentuesit i tha Marinës që të sqaronte punën e gishtit të madh të dorës, ku nuk mungoi edhe replika e prezantueses: “Është vetëm çështje e këndit, e paskam përthyer gishtin, pak më shumë mesa duket, qetësohu”, shprehet ajo. /Lajmi.net/
Marina tashmë ka përfunduar sezonin e emisionit të saj ‘C’est la vie’, presim një rikthim të fuqishëm nga ana e saj. /Lajmi.net/