Vriten 31 persona nga dy sulme vetëvrasëse në Nigeri
Të paktën 31 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa me dhjetëra të tjerë janë plagosur pas dy sulmeve vetëvrasëse në qytetin Damboa në verilindje të Nigerisë.
Bota
Ngjarjet e tmerrshme ndodhën vetëm pak orë pas kreu i ushtrisë u kërkoi banorëve të riktheheshin në banesat e tyre, pasi tashmë konsideroheshin si të sigurta.
Dyshohet se autorët e këtyre sulmeve janë anëtarë të grupit terrorist të Boko Haram.
Një operacion i gjerë ushtarak nisi më 1 maj për të dëbuar terroristët e Boko Haram nga ky qytet, i cili tashmë u konsiderua si i sigurt nga kreu i ushtrisë, por në fakt nuk rezultoi kështu.