Almeda e pakënaqur me trajtimin që iu bë në Shqipëri, këto ishin fjalët e ‘Çënarit’
Ditën e djeshme, Almeda Abazi dhe burri i saj turk Tolgahan Sayışman janë larguar nga hoteli në të cilin ish-Miss Shqipëria qëndroi për 3 muaj.
ShowBiz
Natën finale të ‘Dancing’ kishte shkuar edhe burri i saj për ti nderuar, ku interpretoj edhe një vallëzim me gruan e tij, që u pëlqye shumë nga publiku, shkruan lajmi.net
Pas përfundimit të spektaklit, aktori turk i tha disa fjalë për ‘Vizioni pasditës’ dhe gjithçka dukej për mrekulli dhe se nuk është ndier aspak i huaj, përkundrazi tha se ndihej si në shtëpinë e tij.
”Nuk kam gjetur dot mundësinë të vija për shkak të ngarkesës së punës. Fatmirësisht erdha në një ditë shumë të bukur. Më besoni që jam shumë i lutmur që jam këtu sot. Pas kësaj do të vijë më shpesh. Ndihem si në shtëpinë time sepse njerëzit më pritën shumë ngrohtë, këtu ndodhet edhe familja e Almedës e cila tashmë është edhe familja ime. Ndaj mund të them se këtu kam familjen time për këtë arsye nuk jam ndier aspak si i huaj”, kishte thënë Tolgahan përcjellja e të cilit nuk u bë njësoj si mikëpritja.
Ishte Almeda ajo e cila u ankua për produksionin dhe pagesat ekstre që i është dashur ti kryej në hotelin ku po qëndronte./Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/Bjz_4FqnpCg/?hl=en&taken-by=almeda92