Sagna: Ky futbollist do të shkëlqejë në “Kampionatin botëror 2018”
Paul Pogba është kritikuar nga tifozët e Francës në miqësoret e fundit.
Sport
Bacary Sagna ka mbështetur Paul Pogban të paraqitet me sukses me ekipin e Francës, në “Kampionatin botëror 2018”.
Pogba është kritikuar nga tifozët e Francës në miqësoret e fundit.
Por, Sagna nuk ka dyshime se mesfushori i Manchester United do të paraqitet mirë në garën e madhe në Rusi, përcjell “lajmi.net”.
“Paul është karakter special, ai është shumë i rëndësishëm për ekipin”, u shpreh Sagna për “Sky Sports News”. /Lajmi.net/