Shqipëria e gatshme për jetësimin e rezolutave të aprovuara nga Kosova

Deputetët e Partisë Socialdemokrate Aida Dërguti dhe Dardan Molliqaj, së bashku me një delegacion nga Kuvendi i Kosovës, takuan sot Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Gramos Ruçi, Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, Eduard Shalsi, si dhe Kryetaren e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Ermola Felaj.

Lajme

06/06/2018 15:11

PSD përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në këto takime janë diskutuar Rezoluta për heqjen e Roamingut ndërmjet  Kosovës dhe Shqipërisë, Rezoluta për heqjen e tërësishme të kontrollit për hyrje-dalje e shtetasve te Republikës se Shqipërisë ndërmjet pikave te kalimit kufiatre: Vërmice, Qafë Prush dhe Qafë Morinë, Rezoluta me të cilën kërkohet nga Qeveria e së Kosovës të nisë menjëherë procedurat e nevojshme ligjore për arritjen e marrëveshjes ndërkombëtare për unifikimin e doganave me Republikën e Shqipërisë.

Në takim ata i konsideruan të rëndësishme rezolutat e miratuara dhe shprehën vullnetin e institucioneve të Shqipërisë për jetësimin e tyre