Objekti i mbetur “shkret” nuk e liron trotuarin, qytetarët në rrezik nga veturat /FOTO
Lëvizja në një pjesë në rrugën “Luan Haradinaj” në qendër të Prishtinës është bërë shumë e rrezikshme. Në mungesë të trotuarit, qytetarët po ngatërrohen nëpër vetura.
Lajme
Në një objekt të vjetër përballë Ministrisë së Punëve të Brendshme vendpunishtja për restaurimin e tij është siguruar që një kohë të gjatë, por punimet ende nuk kanë nisur, shkruan lajmi.net.
Më së keqi po e pësojnë qytetarët që lëvizin në atë pjesë, sidomos nënat që lëvizin me karroce, ngase trotuari ka mbetur brenda punishtes, dhe lëvizja është kufizuar tërësisht.
Komuna e Prishtinës nuk ka mundur të ofrojë zgjidhje për sigurinë e kalimtarëve. Ndërkaq, nuk dihet se kur do të fillojnë punimet për restaurimin e objektit që është gati të shembet. /Lajmi.net/