Djali i Sinanit ka ditëlindjen, Andrra e uron me portretin familjar me veshje kombëtare
Sinan Hoxha dhe Andrra Destani janë çift shumë i dashur për publikun.
ShowBiz
Që të dy janë shumë aktiv në rrjete sociale, në të cilat vazhdimisht sjellin imazhe të reja, shkruan lajmi.net.
Në familjen e Sinanit sot ka festë, kjo ngase djali i Sinanit, Ansi, feston ditëlindjen, e natyrisht që nuk kanë munguar urimet e shumta për të.
Por, urimin më të veçantë, vogëlushi e mori nga nëna e tij, Andrra, e cila i publikoi atij një portret familjar.
Të veshur me veshje kombëtare, Sinani, Andrra dhe Ansi i vogël dukeshin për mrekulli, ndërsa urimi i Andrrës ishte vërtetë emocionues.
“S’do mundesha kurre te isha mjaftueshem falenderuese per Ty, qe diteve te mia i dhe arsye e jetes sime tjeter kuptim. Urime ditelindjen, thesar i zemres sime! Qielli ka yjet,ndersa une te kam Ty…❤️ Gezuar ditelindjen shpirti mamit! ” ka shkruar ajo. /Lajmi.net/