Jo vetëm për t’u ngrënë, 3 përdorime alternative të patates
Nuk ka rëndësi nëse e keni blerë së fundmi servisin e ri të ngrënies apo hekurin e rrobave, mungesa e përdorimit të tyre dhe lënia për një kohë të gjatë në një ambient të lagësht bën që në sipërfaqen e tyre të shfaqen njolla ndryshkun.
Lifestyle
1.Eleminon ndryshkun nga objekte të ndryshme: Nuk keni pse t’i hidhni me të parën ku fare mirë mund t’i pastroni me patate. Në një enë shtoni sodë buke, kripë të jodizuar dhe pak ujë derisa të formohet një pastë. Më pas pritni pataten në copëza rrethore dhe fërkoni enët apo objektet e ndryshkura me patate dhe pastën e formuar si më sipër. Do të habiteni kur t’i rishihni të shkëlqejnë.
2.Trajton djegien nga dielli: Nuk është aspak habi që ta shihni veten të përcëlluar që në ditën e parë të pushimeve. Mospërdorimi i kremit me faktor mbrojtës si dhe ekspozimi i gjatë në diell bën që lëkura juaj të vuajë e para pasojat e kësaj pakujdesie. Në vend që të lyheni me kos, i cili ka në përmbajtjen e tij enzimi me veprim acid, trajtoni lëkurën me patate. Kjo perime ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore, si dhe hidraton lëkurën. Mund ta grini në rende ose të vendosni direkt mbi lëkurë copa të mëdha patatesh.
3.Këpucët e lëkurës janë relativisht komode dhe ndryshe nga materialet e tjera nuk mbajnë erë apo të krijojnë habitat për zhvillimin e baktereve. Mirëpo pas një kohe të gjatë humbasin shkëlqimin. Për t’ua rikthyer atë nuk keni përse provoni truke të çuditshme si për shembull t’i pastroni me vaj ulliri apo kokosi. Zgjidhja e këtij problem është më e thjeshtë se kaq, fërkojini me pjesën e brendshme të patates dhe bananes e do të shkëlqejnë si kurrë më parë./Lajmi.net/