Dua Lipa me flokë pink, transformohet këngëtarja
Çdo ditë shënon arritje të reja në profesionin që ushtron.
ShowBiz
Dua Lipa është këngëtarja kosovare e cila së fundi ka publikuar projektin “One Kiss” në duet me DJ, Clavin Harris, shkruan lajmi.net.
Ajo këto ditë po qëndron në Las Vegas, ku edhe ishte e ftuar të performonte në “Billboard Music Awards”.
Mbrëmë, ajo ka qenë pjesë e koncertit të Martin Garrix, me të cilin kohë më parë ka pasur edhe një duet të përbashkët.
Këngëtarja kishte vendosur që në këtë koncert të transformohej tërësisht, duke u shfaqur me paruke pink, me të cilën dukej për mrekulli. /Lajmi.net/