Cavani befason tifozët, zgjedh klubin për sezonin e ri
Edinson Cavani nuk ka dyshime se ku do të luajë në sezonin e ri.
Sport
Edinson Cavani nuk planifikon të largohet nga Paris Saint-Germain.
Sulmuesi uruguaian ka mohuar spekulimet rreth largimit nga Parc des Princes, gjatë afatit kalimtar të verës.
Ai ka insistuar se dëshiron të mbetet në klub edhe për sezonin e ri.
“Do të mbetem në PSG ku kam kontratë deri në vitin 2020”, deklaroi Cavani për mediat franceze, përcjell “lajmi.net”.
“Por, mendoj se ka mundësi që klubi të përmirësohet”, u shpreh ai. /Lajmi.net/