Çfarë preferohet të hani për iftar dhe syfyr?
Gjatë kohës së iftarit dhe syfyrit në muajin Ramazan, familjet myslimane mblidhen për ta shijuar një shujtë të jashtëzakonshme. Pas së gjithave, nuk ka mënyrë më të mirë sesa të fillohet agjërimi apo të mbarohet me ushqim të jashtëzakonshëm.
Lifestyle
“Kur të vendosni se çfarë të hani për Ramazan, mbani mend që Iftari dhe Syfyri do t’ju ndihmojnë gjatë agjërimit në ditën e ardhshme, prandaj është shumë i rëndësishëm konsumimi i ushqimit të duhur”, thotë Tan Sheau Kang, dietës.
Çfarë ushqime duhet të konsumoni për Syfyr?
Në syfyr duhet të hani ushqim të duhur që ju furnizon me energji gjatë ditëve të gjata të agjërimit. Syfyri duhet t’i përmbajë këto ushqime:
Pemët dhe perimet
Pasi që janë të pasura me fibra, pemët dhe perimet janë thelbësore gjatë agjërimit, pasi që e rrisin ndjenjën e të qenit i ngopur, si dhe parandalojnë kapsllëkun. Gjithashtu, ato përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë vitale për shëndetin e mirë, transmeton Telegrafi.
Oriz dhe alternativa tjera
Ushqimet me karbohidrate dhe fibra si orizi ngjyrë kafe dhe buka me miell të pasitur marrin më shumë kohë të treten, gjë që i mban nivelet e energjisë më gjatë.
Mish dhe alternativa tjera
Mishi i pulës, peshku dhe produktet tjera djathore pa yndyrë janë burim i mahnitshëm i proteinës, si dhe e kufizojnë yndyrën. Veç kësaj, ato ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit dhe mirëmbajtjen e eshtrave të fortë.
Për iftar
Iftari është koha ku i rimbushni nivelet e energjisë, prandaj këtu duhet t’i konsumoni të gjitha ushqimet e duhura që ju ngopin.
Pemët dhe perimet
HPB rekomandon dy pjata pemë dhe dy pjata perime brenda dite. Sigurohuni që ta keni nga një pjatë të secilës në dy shujtat tuaja gjatë ramazanit.
Orizi dhe alternativat tjera
Buka me miell të pasitur, petët e krundeve etj., janë karbohidrate komplekse që e furnizojnë trupin me energji, fibra dhe minerale. Ndryshe nga ushqimet me sheqer dhe ëmbëlsirat që digjen shumë shpejt, ato do t’ju furnizojnë me nivele më të forta të nivelit të energjisë.
Mish dhe alternativa tjera
Hani ushqime si pula, peshku, vezët dhe produkte tjera djathore. Gjithashtu, për t’i mbajtur shujtat e shëndetshme kufizojeni përdorimin e vajit.