Dua Lipa në Azi, fansat e befasojnë me mesazhe në gjuhën shqipe
Në kuadër të turneut të saj botëror, Dua Lipa ka qëndruar për disa ditë në Azi.

ShowBiz
Edhe atje është dëshmuar se këngëtarja ka shumë fansa të cilët dijnë çdo varg të këngëve të saj, shkruan lajmi.net.
Madje, në koncertin që ajo mbajti në Tokio u befuasua nga fansat në mënyrën që nuk e kishte pritur aspak.
Fansat kishin marrë pankarta në duar me të cilat kishin lënë mesazhe në gjuhën shqipe ku shkruajnë “I dua you”.
Babai i Duas, Dukagjin Lipa ka publikuar në rrjete sociale disa prej këtyre mesazheve ku shkruan “Kur dashuria ka kuptim në çdo gjuhë. ‘I dua you’ – një dedikim nga fansat”. /Lajmi.net/