Karatistët e Kosovës s’lejohen të hyjnë në Serbi /FOTO
E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë së Serbisë, të cilën e drejton Marko Gjuriq, tha dje (e martë) se është marr vendim që gjatë Kampionatit Evropian të Karatesë, i cili mbahet në Novi Sad, prej 10 deri më 13 maj, “Kosova nuk guxon që t'i shpërfaqë simbolet e saj”.

Lajme
Sot, në kufi ekspedita e Kombëtares së Kosovës në karate nuk u lejua të hyjë në shtetin e Serbisë, transmeton lajmi.net.
“Policia serbe në kufirin e Merdares u kumtoi drejtuesve të Federatës së Karatesë së Kosovës vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët kishin dhënë urdhër që ekspedita të mos lejohet të hyjë në Serbi”, thuhet në njoftimin e Federatës së Karatesë së Kosovës
Njoftimi i plotë:
“Ekspedita e Kombëtares së Kosovës në karate nuk u lejua të hyjë në shtetin e Serbisë. Policia serbe në kufirin e Merdares u kumtoi drejtuesve të Federatës së Karatesë së Kosovës vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët kishin dhënë urdhër që ekspedita të mos lejohet të hyjë në Serbi. Kombëtarja e karatesë do të duhej të merrte pjesë në kampionatin evropian të karatesë, që mbahet në Novi Sad të Serbisë.
Ekspedita u kthye në Prishtinë.”