Amerika dhe BE-ja përballë ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor

Duke u bazuar në histori, Ballkani ka qenë një pikë kyqe, një rajon ku perandoritë, etnitë dhe fetë bien në kundërshtim. Tani, analistët paralajmërojnë se rajoni po bëhet një fushë-betejë në atë që ndjehet si një Luftë e Ftohtë e Re.

Bota

08/05/2018 23:47

Rusia, thonë ata, është duke zgjeruar ndikimin e saj dhe duke zmadhuar tensionet etnike në vendet që shpresojnë të bashkohen në BE. Përfshierja e saj tashmë ka nxitur Brukselin të ringjallë qëllimet e fjetura për zgjërim. Gjithashtu po nxit vëmendjen e re nga Uashingtoni për rreziqet e sigurisë ndaj anëtarëve të NATO-S, thuhet në një shkrim të “New York Times”, transmeton lajmi.net.

Pas përgjigjes së Perëndimit ndaj helmimit në Britani të një ish-spiuni rus dhe bijës së tij, gjë që dëboi 150 diplomatë rusë dhe oficierë të inteligjencës, “Ballkani po bëhet edhe më i rëndësishëm”, tha Mark Galeotti, një studiues i lartë në Insitutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Pragë.

“Rusia po kërkon mënyra për tu hakmarrë dhe po kërkon mundësi më të lehta që i japin hapësirë Moskës për të ‘luftuar’ Perëndimin”.

Në një letër të re për Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, zoti Galeotti thotë se “Rusia shikon Ballkanin si një fushë beteje në “luftën politike” të saj, duke kërkuar “krijimin e disbalancave nëpërmjet disa shteteve me Bashikimin Evropian”.

Një shembull që mund të merret në konsideratë është ai i Ukrainës, ku Rusia fillimisht ishte pajtuar që Kieva mund të bashkohet me BE-në, ndonëse jo me NATO-n, dhe pastaj ndryshuan mendje duke çuar deri në revolucionin që bëri të Moskën të aneksoj Krimenë.

Në Ballkan, Bosnja dhe Hercegovina ka qenë një vend i cili ka vuajtur politikën e ashpër globale. Ani pse atje tani plagët e luftës kanë filluar të fshihen dhe ekziston një multikulturalizëm pas djegies së madhe të luftës së fundit, shteti përballet ende me një ndërtim të brishtë, korrupsion, lidership të dobët dhe tensione etnike dhe nacionaliste midis komuniteteve – tipike për shtetet e Ballkanit.

Kjo është një nga pikat kryesore që Rusia po kërkon të shfrytëzojë, pasi lideri i rajonit gjysmë autonomik serb, i njohur si Republika Srpska, Milorad Dodik, vazhdon të shtyjë përpara idenë e një referendumi të pavarësisë të një ‘shteti serb’ brenda Bosnje dhe Hercegovines. Në anën tjetër kemi të acaruara edhe marrëdhëniet midis shqiptarëve etnikë dhe sllavëve etnikë në Maqedoni dhe tensionet e pashuara midis Kosovës dhe Serbisë.

Duke dyshuar për ndërhyrjen ruse, Bashkimi Europian po bën një përpjekje për të rinovuar mënyrën e anëtarësimit të Bosnjes dhe pesë shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës në këmbim të reformës strukturore themelore.

Ekzistojnë dyshime edhe në këtë gjë. Shumë dyshojnë në sinqeritetin e një Bashkimi Evropian që po bëhet më populist, më i kujdesshëm në lidhje me migracionin dhe në lidhje me anëtarësimin e shteteve të reja brenda.

Jean-Claude Juncker bëri një gabim kur u shpreh se BE nuk do të ngutet me anëtarësimin e shteteve pasi që kjo mund të zbehë shpresat e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe pastaj mund të shkaktoj regres dhe ngecje në stabilizimin e marrëdhënieve në konfliktet etnike dhe nacionale që ekzistojnë.

Komisioneri i Bashkimit Evropian përgjegjës për zgjërimin Johannes Hahn tregoi se kanë vendosur vitin 2025 si një datë treguese për Serbinë dhe Malin e Zi, e cila është realiste por edhe shumë ambicioze, pasi këto shtete pos problemeve me kufinjt, kanë edhe probleme të brendshme të rënda.

Por, tani amerikanët janë papritmas më të interesuar. Shqetësimi i përtërirë i Uashingtonit rrjedh pjesësisht nga shqetësimet rreth ndikimit të zgjeruar rus në Evropë e veçanarisht në Ballkan. Rusia e ka bërë të qartë se e konsideron të papranueshëm zgjërimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor dhe kjo është pikërisht ajo që Amerika synon të bëjë, transmeton Lajmi.net

Rusia po përpiqet të vendoset në rajon sipas Galeottit, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht, kështu që kur këto vende të hyjnë në Bashkimin Evropian, ata do të sjellin influencën ruse brenda. Strategjia është e ngjashme me atë që Kina dhe Rusia bëjnë me Greqinë dhe Qipron, që konsiderohen vendet ku paratë ruse mund të pastrohen në euro.

BE-ja duhet të tregohet e ashpër me këtë ndikim rus në Evropë dhe menjëherë nëpërmjet sanksioneve të neutralizoj çdo përpjekje për influencim të mëtutjeshëm e gjithashtu duhet të menjanohet rreziku që Ballkani Perëndimor të bëhet një arenë e Luftës së Ftohtë.

Evropa nuk është e etur për të importuar më shumë probleme dhe shtetet e Ballkanit duhet të forcojnë stabilitetin e tyre dhe sa më shumë me ndikimin e BE-së të bëhen gati për tu anëtarësuar, në mënyrë që të evitohet një ndikim më i madh rus në këtë pjesë./Lajmi.net/