Këto janë shtetet konkurruese sonte në natën e parë gjysmëfinale të Eurovizionit
Sonte (e martë) do të mbahet nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision 2018”.

ShowBiz
Festivali i cili ka mbledhur përfaqësues të 19 shteteve do të mbahet në Altice Arena dhe do të transmetohet në kanalet e të gjitha shteteve të Evropës, shkruan lajmi.net
Në mesin e gjithë këngëtarëve të përzgjedhur për ta përfaqësuar shtetin e tyre edhe Shqipëria ka zgjedhur këngëtarin e vet.
Është Eugent Bushpepa ai i cili do të na përfaqësoj dhe kënga që ka zgjedhur mban titullin ‘Mall’.

Ndërsa prezantueset e sivjetmë të “Eurovisionit” janë: Filomena Cautela, Sílvia Alberto, Daniela Ruah and Catarina Furtado.
Në konkurrimin e sotëm është edhe një tjetër shqiptare – ajo është këngëtarja Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron me këngën “Fuego”.

Të drejtë votimi kanë të gjitha shtetet që s’janë në konkurrim, ndërsa Shqipëria mban kodin “03”.
Këto janë të gjitha shtetet që garojnë sonte në natën e parë gjysmëfinale të “Eurovisoon 2018”, dhe kodet e tyre përkatëse:
01. Azerbajxhani, Aisel – “X My Heart”
02. Islanda, Ari Ólafsson – “Our Choice”
03. Shqipëria, Eugent Bushpepa – “Mall”
04. Belgjika, Sennek – “A Matter of Time”
05. Republika Çeke, Mikolas Josef – “Lie to Me”
06. Lituania, Ieva Zasimauskaitė – “When We’re Old”
07. Izraeli, Netta – “Toy”
08. Bjellorusia, Alekseev – “Forever”
09. Estonia, Elina Nechayeva – “La Forza”
10. Bullgaria, Equinox – “Bones”
11. I.R.J e Maqedonisë, Eye Cue – “Lost and Found”
12. Kroacia, Franka – “Crazy”
13. Austria, Cesar Sampson – “Nobody but You”
14. Greqia, Yianna Terzi – “Oniro mou” (Όνειρό μου)
15. Finlanda, Saara Aalto – “Monsters”
16. Armenia, Sevak Khanagyan – “Qami” (Քամի)
17. Zvicra, ZiBBZ – “Stones”
18. Irlanda, Ryan O’Shaughnessy – “Together”
19. Qipro, Eleni Foureira – “Fuego”. /Telegrafi/Lajmi.net/
Shqipëria sonte për të 15-ën herë në “Eurovizion”, këta ishin përfaqësuesit ndër vite