ZYRTARE: Lista e Juventusit për finalen e Coppa Italias kundër Milanit
Juventus ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kundër Milanit.

Sport
Juventus ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kundër Milanit në finalen e Coppa Italia.
“Bianconerët” kanë mirëpritur mesfushorin Miralem Pjanic dhe sulmuesin Mario Mandzukic, që munguan në takimin e fundjavës ndaj Bolognës, përcjell “lajmi.net”.
Trajneri Massimiliano Allegri do ta kërkojë trofeun e radhës në Coppa Italia pasi e pret vetëm zyrtarizimin e Scudettos së shtatë me radhë për ekipin nga Torino. /Lajmi.net/