Milan apo Juve? Ja kë zgjedh Pirlo
Andrea Pirlo, ish-mesfushori i Ju ventusit e Milanit, por edhe i Interit dhe i kombëtares ka varur “këpucët në gozhdë”, por gjithsesi futbolli italian do të vazhdojë ta nderojë, duke qenë se federata e ka zgjedhur atë si ambasadorin e kupës, me ish-fantazistin, i cili jo vetëm do të dërgojë trofeun në mesin e fushës,…
Sport
Andrea Pirlo, ish-mesfushori i Ju ventusit e Milanit, por edhe i Interit dhe i kombëtares ka varur “këpucët në gozhdë”, por gjithsesi futbolli italian do të vazhdojë ta nderojë, duke qenë se federata e ka zgjedhur atë si ambasadorin e kupës, me ish-fantazistin, i cili jo vetëm do të dërgojë trofeun në mesin e fushës, të mërkurën më 9 maj, në stadiumin “Olimpiko” por do t’ia dhurojë atë edhe fituesit, që do të përkojë me njërën prej dy skuadrave që ka qenë fort i lidhur.
Pikërisht kështu, sepse pasnesër në mbrëmje, një mes Juventusit dhe Milanit do të ketë mundësinë të ngrejë në qiell trofeun, por i pyetur në lidhje me faktin se për kë do të bëjë tifozllëk, Pirlo kërkon thjesht ta shijojë si sportdashës:
“Juve-Milan? Nuk zgjedh dot, është e pamundur për mua. Me këto dy klube jam i lidhur ngushtë, kam kujtime madhështore sepse kam fituar shumë. Unë di që do të jem në Romë, në rolin e ambasadorit, do të dërgoj kupën në fushë dhe kaq.
Dua ta shijoj këtë ndeshje dhe në fund fitoftë më i miri. Titulli tashmë i Juves? Sigurisht që po. Që kur Napoli ndaloi me Fiorentinën, pa llogaritur ndalesat e radhës, bardhezinjtë ishin fitues të saj, prandaj është një çështje e mbyllur, – vazhdon Pirlo, i cili kur pyetet për të ardhmen nuk zhbal ancohet.
– Fatmirësisht zgjodha momentin e duhur për t’u tërhequr, sepse realisht nuk kisha më dëshirë që të zgjohesha në mëngjes për t’u stërvitur. Tani po shijoj këto ditë qetësie, pak pushime dhe më pas do të mendoj se çfarë të bëjë me të ardhmen time, ndonëse e ritheksoj, ajo do të jetë sërish brenda futbollit, pasi ky sport më ka dhënë gjithçka. Bufon? Nuk e di. Me Xhixhin jemi takuar pak ditë më parë, folëm për gjithçka, por asnjë moment për të ardhmen e tij. Ai do të vendosë vetë me qetësi”.