Pite shumë e shijshme me mollë, arra dhe çokollata
Gatuajeni këtë pite të thjeshtë dhe të shijshme.
Lifestyle
Deserti juaj me siguri do të marrë falënderime, ndërkaq edhe për shije më të mirë të pites në mollë shtoni arra të grira dhe rrush të thatë, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 1 filxhan i kafes / 200 g miell,
– 1 filxhan grizë,
– 1 filxhan kokos,
– 1 qeskë e vogël për ëmbëlsira,
– 100 g arra të grira,
– pak lëvore limoni apo portokalli,
– 1 filxhan sheqer,
– 1 sheqer vaniljeje,
– 100 g rrush të thatë,
– 5 molla të bluara,
– pak kanellë,
– 100 g margarinë të shkrirë.
Udhëzimi:
Përzieni miellin, kokosin, grizin, pluhurin për ëmbëlsira dhe sheqerin.
Në mollë qitni kanellë, sheqer, arra të grira dhe rrush të thatë.
Tepsinë lyeni me margarinë, dhe në fund qitni një filxhan përzierje të thatë, pastaj gjysmë molle, pastaj përzierjen e thatë, pastaj mollë dhe përzierjen e thatë, ndërkaq sipër margarinën e shkrirë.
Piqeni në 200 gradë celsius 30 minuta derisa të skuqet mirë. Mundeni sipër t’i qitni çokollatë të shkrirë.
Priteni vetëm atëherë kur të ftohet.
Pitja pa vezë, nuk kushton shumë dhe është e lehtë për gatim. Pra, provojeni dhe binduni edhe vetë…