Vajza 6 vjeçe e Beckhamit, i dhuron atij dhuratë në vlerë 4.500 dollarësh

Harper Beckham ka befasuar babain me një dhuratë të shtrenjtë.

ShowBiz

04/05/2018 23:26

6 vjeçarja, Harper Beckham i dhuroi babait, David një kuti të verës nga marka “Louis Vuitton”, në vlerë 4.500 dollarësh me rastin e ditëlindjes së tij, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Vogëlushja ka hargjuar shumë nga xhepi i saj për të siguruar dhuratën për ditëlindjen e babait.

David ka treguar dhuratën ekstravagante që i erdhi nga vajza e saj, e cila ka vetëm 6 vjet.

Ish-kapiteni i Anglisë, Beckham, të mërkurën mbishi 43 vjet jetë dhe atë ditë mori edhe një befasi të madhe nga djali Brooklyn, i cili kishte ardhur posaqërisht për ditëlindjen e tij nga Nju Jorku. /Lajmi.net/