MPB ngushëllon familjen e policit Malsor Dashi

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, ka shprehur ngushëllime familjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Malsor Dashi.

Lajme

04/05/2018 15:59

Në telegram ngushëllimin e MPB-së, thuhet se Malsor Dashi ka shërbyer me dinjitet dhe krenari, duke dhënë një kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës, në interes të vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

Dashi u humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur të shtunën, ku vetura me të cilën ai po udhëtonte se bashku me kolegun e tij, Armend Trena.

Trupi i pajetë i Malsor Dashit është gjetur dje në lumin Lepenc, ndërsa kërkimet për trupin tjetër janë duke vazhduar edhe sot.

Ky është telegrami i MPB-së

E nderuar Familje Dashi,

Ministria e Punëve të Brendshme në krye me ministrin z. Bejtush Gashi, me pikëllim të thellë pranoi lajmin për fatkeqësinë dhe ndarjen nga jeta të zyrtarit policor z. Malsor Dashi, i cili më 28.04.2018 në rrugën magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik, përderisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare së bashku me kolegun e tij ishin përfshirë në një aksident trafiku.

Malsor Dashi ka shërbyer me dinjitet dhe krenari, duke dhënë një kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës, në interes të vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme do ta përkujtojë çdo herë si një punonjës të dalluar me ambicie të larta për t’i shërbyer vendit në interes të sigurisë dhe rendit publik.

E nderuar Familje Dashi,

Ministria e Punëve të Brendshme, ministri, z. Bejtush Gashi, ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës./Lajmi.net/