Vlora Çitaku krenare për performancën e Dua Lipës në “Champions League”

Dje është konfirmuar performanca e Dua Lipës në finalen e "Ligës së Kampionëve".

ShowBiz

04/05/2018 16:06

Lajmi për pjesëmarrjen e këngëtares shqiptare në këtë ngjarje të rëndësishme, ka gëzuar të gjithë, shkruan lajmi.net.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është shprehur krenare për mundësinë që i është dhënë Duas.

“Besoni ose jo, Kosova do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve. Superylli jonë Dua Lipa do të hapë mbrëmjen me këngën e saj “New Rules”. Pasi ekipi im i preferuar humbi, tash kam motiv për të shikuar finalen… së paku ceremoninë hapëse”, ka qenë mbishkrimi që Vlora i ka lënë statusit në Facebook.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “One Kiss”, këngë e cila po ecën me sukses të jashtëzakonshëm që prej ditës së publikimit. /Lajmi.net/