Haradinaj: Qeveria do ta mbështesë çdo iniciativë tjetër që e përmirëson mirëqenien tonë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i gatshëm për mbështetjen e të gjitha iniciativa që kanë qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë.

Lajme

03/05/2018 13:08

Ai sot ka takuar delegacionin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Zyra Regjionale për Evropë, të kryesuar nga Monika Kosinska, ku u dakorduam që bashkë të punojmë që Prishtina dhe qytete të tjera të bëhen pjesë e rrjetit ndërkombëtarë të Qyteteve të Shëndetshme.

Haradinaj në facebook ka shkruar se ky koncept, nënkupton përmirësimin e jetës së qytetarit, duke krijuar strategji afatgjate dhe duke përfshirë të gjitha aspektet jetësore..

“Qeveria do ta mbështesë këtë nismë dhe çdo iniciativë tjetër që e përmirëson mirëqenien tone”, ka shkruar ai./Lajmi.net/