AAK-ja u bëri ballë goditjeve të njëpasnjëshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka thënë se ky subjekt politik u përball me goditje të njëpasnjëshme që prej themelimit të saj në maj të vitit 2000.

Lajme

03/05/2018 09:06

Me rastin e 18-vjetorit të themelimit të AAK-së, Nitaj në një intervistë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se përndjekja e vazhdueshme e liderit të saj, Ramush Haradinaj, deri edhe përpara një viti, ishte edhe goditje kundër AAK- së.

Ai ka thënë se AAK-ja ka kaluar kohë të vështira, por sot është ngritur në një forcë serioze politike, duke u bërë për të dytën herë parti e kryeministrit, duke qeverisur në shtatë komuna të Kosovës dhe duke bashkëqeverisur edhe në shumë të tjera.

Nitaj ka thënë se deri më tani ky subjekt politik asnjëherë nuk është shndërruar në parti klienteliste, ani edhe pse për këtë ka paguar çmim.