Veseli përkujton veprën e Ilaz Kodrës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar veprën e njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodrës.
Lajme
Veseli shkruan në Facebook se rënia e Ilaz Kodrës është dëshmia më krenare e qëndresës së pashoq të shqiptarëve.
Ky është postimi i plotë i Veselit:
“19 vite më parë, në prag të lirisë, duke mbrojtur popullatën civile nga sulmet barbare të ushtrisë serbe, ra Ilaz Kodra, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandant i Brigadës 114 të saj.
Ato ditë të rënda, mijëra trupa armike, nga të katër anët, e kishin mbërthyer Drenicën, e cila, edhe pse e mbetur pa bukë e municione, nuk po dorëzohej e as nënshtrohej.
Rënia e Ilaz Kodrës është dëshmia më krenare e kësaj qendrese të pashoqe.
Sot, ne përkulemi me respekt para kujtimit të tij dhe mijëra dëshmorëve që dhanë jetën për Kosovën e lirë, të pavarur e sovrane”./Lajmi.net/