Spalletti e komenton ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari i ndeshjes Inter – Juve
Interi e ka humbur 2:3 derbin e Italisë ndaj Juventusit në ‘San Siro’.
Sport
Kanë mjaftuar disa vendime kontroverse të gjyqtarit Daniele Orsati për të hapur një çështje në futbollin italian.
Orsati tregoi një karton të kuq për Vecinon e Interit në minutën 15’ të ndeshjes, ndërsa në pjesën e dytë nuk e tregoi të kuqin për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic, në një ndërhyrje të tij në Rafinhan.
Pas ndeshjes, trajneri Luciano Spalletti ka thënë se e ka të vështirë ta vlerësojë paraqitjen e Orsatit, por shton se nuk ka pasur një trajtim të balancuar të situatave.
“Është e vështirë për mua që të vlerësoj…Nuk mendoj se ka pasur një trajtim tërësisht të balancuar të situatave”, ka deklaruar trajneri i Interit pas ndeshjes./Lajmi.net/