“Nuk ka asnjë problem mes meje dhe Mourinhos”
Antonio Conte ka thënë se përçarja mes tij dhe Jose Mourinhos i përket së kaluarës, derisa do të takohet me të në finale të Kupës FA.
Sport
‘Blutë’ kanë siguruar finalen e Kupës FA pasi në gjysmëfinale mposhtën Southamptonin me rezultat 2:0, me golat e shënuara nga Giroud dhe Morata.
Në finale Chelsea do të takohet me Manchester United, që të shtunën mposhti Tottenhamin.
Conte dhe Mourinho janë përplasur disa herë në ndeshjet e Premierligës, por tani trajneri i Chelsea insiston se çdo gjë që kanë pasur palët i takon së kaluarës.
“Me Jose e kemi sqaruar situatën. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Conte.
“Nuk ka asnjë problem mes tij dhe meje. Unë mendoj se kjo finale është një ndeshje mes dy skuadrave të mëdha: Manchester United dhe Chelsea”./Lajmi.net/